Call 2 - albanian
Jetojmë në një botë dhune, padrejtësie dhe shfrytëzimi.
Për shekuj me rradë shtetet kombëtare dhe pronarët shfrytëzojnë tokën dhe njerëzit e saj për tu pasuruar dhe përjetësuar pushtetin e tyre, duke lënë pas vdekje, shkatërrim dhe shpërngulje.
Milionat e njerëzve që përjetojnë në lëkurë luftëra – preventive ose jo – urrinë, shkatërrimin e ambjentit dhe plaçkitjen e burimeve natyrore të vëndeve të tyre nuk zbritën nga qielli.
Janë viktimat e politikave kombëtare dhe ndërkombëtare që përkrahin kapitalizmin dhe njëkohësisht agresorët e ngritjes së çështjes së emigracionit dhe e kufinjëve në pikë kyçe për ato dhe ata që luftojnë të shkatërrojnë këtë sistem.
Në një situatë e të qënit peng dhe në shkallën më të ulët të hierarkisë shoqërore emigrantët dhe rrefugjatët perceptojnë presionin më të madhë nga kompleksi i mardhënieve të pushtetit dhe shfrytëzimit, duke i shtyrë kështu në një gjëndie të mjeruar.
Duke kaluar kufinjtë
Në Lesvo, në kufinjtë lindorë të “Europës-Fortesë”, mijra emigrantë/rrefugjatë, gra, burra e fëmijë detyrohen të kalojnë, me çfarë do lloj mjeti, kufinjtë e ujtë që i ndan ata nga një jetesë dinjitoze.
Garda kufitare bregdetare greke dhe “ndërhyrjet e shmangjes së sigurt” që ata zhvillojnë janë kontakti i parë që ata kanë me “ëndrrën e tyre europiane”: vrasje, fundosje barkash, tortura, vjedhje dhe rraskapitje përbëjnë miseardhjen e parë të shtetit grekë. Dy vitet e fundit, në këto aksione marin pjesë mjete lundruese dhe fluturuese dhe Frontex (Agjencia Europiane për manaxhimin e kufinjëve të jashtme të B.E).
Frontex përbën në realitet një mekanizëm shtypjeje të pavarur paramilitar që është krijuar në kuadrin e B.E. për të trajnuar autoritetet lokale dhe të koordinojë kontrollin e kufinjëve. Duke filluar nga kufijtë promovon militarizimin total të shoqërisë.
Duke arritur
Kur emigrantët/rrefugjatët mbërijnë, ngarkohen si nje masë në qëndrat e përqëndrimit - bashkohore apo jo – të cilat mbijnë kudo në territor. Në llogjikën e Lager, kampeve të përqëndrimit të nazistëve, na kujtojnë që trajtimi i popullsisë mga dominuesit mund të funksionojë dhe jashtë limiteve të ligjerishmërisë shoqërore. Si një situatë emergjente dhe përjashtimore, kurdoherë qe vendoset, mund të udhtrohet dhe mbi qytetarët europianë.
Këto burgje janë krijuar që të normalizojnë dyndjet e emigracionit përdrejt Europës dhe që të ndëshkojnë emigrantët/rrefugjatët për të vetmin krim të tyre: mungesën e dokumentave.
Në burgun e Pagani-së dhe në kushte çnjerëzore emigrantëve/rrefugjatëve, u hapen dosje, ndahen në të nevojshëm dhe jo, ekstradohen imediatisht apo jo, stërviten të jeni të urtë dhe edukohen të pranojnë “inferioritetin” e tyre të supozuar. Ata që gjykohen si të nevojshme nga mekanizmi kapitalist për skllavëri moderne.
Duke punuar
Parajsa e punës që kanë ngritur pronarët për ta është këtu dhe i pret. I pret se është si shi i artë, i domosdoshëm për ekonominë botërore kapitaliste.
Por vetëm me disa kushte themelore: pa dokumenta, pa të drejta, si dorë e lirë puntore për pronarët e vegjël dhe të mëdhenj, të pasiguruar, për “punë të zezë”, me pagesë të ulët ose pa fare, gjithë këto përballë racizmit institucional ose shoqërisë ksenofobike.
Një ikonë nga e ardhmja por dhe nga e kaluara, e puntorve “vendas” që vetëm me solidaritetin e tyre efektivë dhe krijimin luftërash të përbashkëta me emigrantët/rrefugjatët mund ti kthejë përmbys.
Në këtë kontekst duke ndjekur takimin NoBorder në Calais të Francës, nga data 23-29 Qershorë dhe duke vazhduar tarditën e dhjetë të NoBorder në gjithë botën do gjëndemi në Lesvo nga data 25 deri në 31 Gushtë 2009.
Fillojmë me të panegociushmen, liri lëvizjeje për të gjithë dhe të gjitha përtej kufijve nacionalë.
Hedhim poshtë regjimin e veçantë e mbajtes peng që përjetojnë pjesë të nryshme të popullsisë botërore.
Hedhim poshtë çdo lloj dallimi të rremë midis të shtypurve, midis njerëzve me dokumenta dhe pa dokumenta.
Kundër Lager modernë dhe ideologjive nacionaliste, organizojmë përgjigjiet dhe rezistencën tonë, për një botë pa kufinjë, atëdhe dhe dokumenta.
Dhjetorin që kaloi, vëndas dhe emigrantë/rrefugjatë, u gjëndëm të gjithë bashkë në rrugë kundër atyre që na vjedhin jetën.
Zhvilluam dhe kultivuam lidhje proekzistente dhe të reja, duke arritur, midis të tjerash, një të vërtetë të madhe:
në botën e pronarëve jemi të gjithë të huaj!
Mirupafshim!
| Συνημμένο | Μέγεθος |
|---|---|
| call2_alb.pdf | 11.18 KB |
- Εισέλθετε στο σύστημα ή εγγραφείτε για να υποβάλετε σχόλια
- Send to friend

Kur emigrantët/rrefugjatët
Kur emigrantët/rrefugjatët mbërijnë, ngarkohen si nje masë në qëndrat e përqëndrimit - bashkohore apo jo – të cilat mbijnë kudo në territor. Në llogjikën e Lager, kampeve të përqëndrimit të nazistëve, na kujtojnë që trajtimi i popullsisë mga dominuesit mund të funksionojë dhe jashtë limiteve të ligjerishmërisë shoqërore. Si një situatë emergjente dhe las vegas flights përjashtimore, kurdoherë qe vendoset, mund të udhtrohet dhe mbi qytetarët europianë.Këto burgje janë krijuar që të normalizojnë dyndjet e emigracionit përdrejt Europës dhe që të ndëshkojnë emigrantët/rrefugjatët për të vetmin krim të tyre: mungesën e dokumentave. Në burgun e Pagani-së dhe në kushte çnjerëzore emigrantëve/rrefugjatëve, u hapen dosje, ndahen në të nevojshëm dhe jo, ekstradohen imediatisht apo jo, stërviten të jeni të urtë dhe edukohen të pranojnë “inferioritetin” e tyre të supozuar. Ata që gjykohen si të nevojshme nga mekanizmi kapitalist për skllavëri moderne.